Kërcënimi i kreut të opozitës: Hera e fundit që flas, herën tjetër flet sovrani

Më të fundit


Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë me sytë e skuqur nga gazi lotsjellës para mbështetësve të tij që u mblodhën në selinë e PD në mbyllje të protestës së shtatë kombëtare. Ai falënderoi protestuesit për qëndresën dhe theksoi se sot është dita e fundit ku flet me argumentet e arsyes, pasi në protestën e radhës fjalën do e ketë sovrani.

“Dua t’ju falënderoj nga zemra për qytetarinë, për shpirtin e qëndresës. për vendosmërinë që demonstruat sot. Vëllezër e motra, qindra mijë prej jush në këtë protestë sollët me vete energjinë, vendosmërinë, shpresën dhe besimin tek e nesërmja e re që po lind. Rama dhe banda e tij ta harrojnë, shqiptarët nuk do lejojnë mbajtjen e pushtetit me dhunë. Po i them sot Edi Ramës dhe sejmenit të tij zuzar dhe sadist Sandër Lleshaj se do mbani përgjegjësi para ligjit. Dita e fundit ku unë iu drejtohem me argumentet e arsyes, koha për fjalët po mbaron, në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani”, deklaroi Basha.

Më tej, Basha iu drejtua protestuesve, duke i falënderuar, që sipas tij nuk prekën asnjë punonjës policie, ndërkohë që shtoi se nuk e ka fjalën për horrat që hedhin gaz lotsjellës me urdhër të Edi Ramës, duke plagosur protestuesit.



Skip to toolbar