Ish-kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar në Real Story tw Sokol Ballws se Presidenti Meta, veç krizës politike që është vendi, i ka shtuar edhe njw problem juridik me dekretin pwr tw anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.
“Ne jemi përpara një krize politike, jo një krize juridike, ku opozita ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhje, ka vendosur disa kushte. Nga ana tjetër mazhoranca ka qëndrimin e vet, jemi qeveri legjitime, mund të garantojmë zgjedhje, Rama do të jetë kryeministër. Por, Presidenti ka bërë një akt juridik për të zgjidhur krizën politike, duke mos pasur krizë juridike. Kjo ka sjellë tashmë që nuk kemi vetëm një krizë politike, por na është krijuar dhe një problem juridik. Unë nuk gjej asnjë kusht ligjor se duhet të nxirrte dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Kompetencat e Presidentit, ashtu si çdo organi tjetër qoftë kushtetues, apo jo, këto kompetenca janë përcaktuar qartë edhe për organet kushtetuese. Asnjë prej tyre nuk mund të ushtrojë kompetencë që literalisht nuk e ka. Nëse dikush thotë se Presidenti e ka kompetencën të anulojë një dekret, me të cilin ka dekretuar datën e zgjedhjeve, le ta thotë, pasi unë nuk e gjej në asnjë ligj”, deklaroi Celibashi.