Digjen dy banesa në Llakatund të Vlorës, pas sherrit në familje ish-dhëndri i vë flakën shtëpisë

AKTUALITET


Dy banesa janë djegur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në fshatin Llakatund në Vlorë dhe zjarri dyshohet se ka qenë i qëllimshëm. Fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime personat që ishin brenda banesave.

Sipas burimeve për Report Tv, shkak për vendosjen e zjarrit janë bërë sherret mes familjarëve. Ish-dhëndri i familjes së Luftie Fanaj nga Kosova dyshohet se pas konflikteve fizike me ish-nusen e tij dhe familjarët e sa, ka djegur me benzinë shtëpinë e ish-vjehrrit.


Si pasojë e zjarrit është përfshirë nga flakët edhe shtëpia e Petrit Izetit. Fqinjët thonë për Report Tv se ish-dhëndri kërcënonte ish-gruan sepse kishte ikur me djalin, e madje pak para se të digjte shtëpinë e tyre, i ka mbyllur brenda, i ndihmuar edhe nga shoku i tij, dhe u ka thënë se do t’i përvëlojë.

Banesat janë djegur totalisht me të gjitha orenditë që kishin brenda. Si pasojë e sherrit mes familjarëve, disa prej tyre kanë përfunduar në spital.




Skip to toolbar