Kryeministri Rama ka reaguar pas publikimeve të audio-përgjimeve nga Bild. Ai i ka cilësuar këto auto-përgjime të ruajtura nga shërbëtorët e Saliu për të goditur Shqipërinë në procesin e saj të i integrimit si dhe për të ndalur reformën në drejtësi. Rama bëri thirrje që prokuroria të vijojë hetimet dhe të zbardh deri në fund se ku dalin provat e fajësisë pra ligjit.
“Përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh, jo për drejtësi! Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me “zbulime gjermane”, për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë që vjen me kapitujt 23/24. Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit,nëse ka të tilla. Por sidoqoftë,kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë,do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma”, shkruan Rama.