Arben Keshi rezulton në shumë përgjime të publikuara nga Bild, ku në një prej tyre bisedon me ish-ministrin Gjiknuri, ku ky i fundit i thotë se për çdo problem do i çojë disa çuna me një furgon, të cilët janë problematikë, por që do rrinë aty për çdo shqetësim.
Biseda mes Damian Gjiknurit dhe Arben Keshit, Drejtor në Ministrinë e Brendshme
Damian Gjiknuri: Ça bëhet?
Arben Keshi: Asgjë
Damian Gjiknuri: Ndonjë merak, ndonjë gjo?
Arben Keshi: Po duhet të vijnë tani këto deputetët se kanë ardhur këto të PD
Damian Gjiknuri: Po do vijnë. Tani do vijnë se si duket fjetën i çik se kanë qenë gjithë natën aty. Tani do vijnë.
Arben Keshi: Nuk kam fjetur fare
Damian Gjiknuri: E di, e di. Ja tani do vijnë.
Arben Keshi: Që të vijnë të dalin nëpër qendrat
Damian Gjiknuri: Patjetër, patjetër…
Arben Keshi: vëzhguesit e atyre janë nga rrethet, askush nuk i njeh
Damian Gjiknuri: E di, e di. Ashtu i kanë sjellë ata se nuk kanë besim tek ata të vetët. Unë do të çoj disa çuna ti kesh aty, një furgon të jetë aty.”
Arben Keshi: Mirë, mirë
Damian Gjiknuri: Po i nis disa që të jenë aty, do vijnë tek shtabi jot. Të jenë për çdo rast. Të mos dalin sepse janë nga ata tipat problematikë por gjithsesi të jenë aty për çdo rast.
Arben Keshi: Mirë.