Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar. Ai kërkohej nga drejtësia italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës.
“Si rezultat i operacionit, u lokalizua në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar F. M., 32 vjeç. 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës”, sipas Kodit Penal të Italisë, ku parashikohet dënim deri në 20 vjet burgim për këtë vepër”, tha policia.
Operacioni për kapjen e të riut u quajt “Part of”.