Hamasi: Do të përsërisim veprimet e 7 tetorit derisa Izraeli të shkatërrohet

BOTA


Një zyrtar i lartë i Hamasit, Razi Hamed deklaroi së fundmi se ata do të përsërisin veprimet e 7 tetorit derisa Izraeli të shkatërrohet.

“Ne do të përsërisim veprimet e 7 tetorit përsëri dhe përsëri derisa Izraeli të shkatërrohet”, tha Hamed.

Sakaq, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar për një luftë “të ashpër” dhe “të gjatë” përpara, pasi disa ushtarë të IDF u vranë gjatë luftimeve në Gazën veriore.

Në një video të postuar në X, kryeministri izraelit foli për “humbje të dhimbshme”, raporotn News Sky.

“I gjithë kombi i Izraelit ju përqafon ju, familjet, nga thellësia e zemrave tona,” tha ai, duke shtuar se Izraeli do të vazhdojë misionin e tij “deri në fitore”.



Skip to toolbar