“Kush ka shkelur ligjin të gjykohet”, Sula: Politikanët tanë nuk e lëshojnë pushtetin

Më të fundit


Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka deklaruar në emisionin “Real Story” se kush nga politikanët ka shkelur ligjin duhet të gjykohet. Ai ka theksuar se politikanëve në vendin tonë nuk e lëshojnë pushtetin derisa u erren sytë.

Sipas Sulës, në qoftë se deri dje, prapa hekurave të burgut nuk kishe asnjë ministër, kryetar bashkie apo deputetë, sot kjo gjë po ndodh, madje priten dhe të tjerë.

“E gjithë politika e lartë këtu në Shqipëri, pa përjashtuar Zotin Berisha, pa përjashtuar Zotin Rama, pa përjashtuar ish-presidentin Meta, pa përjashtuar dhe të tjerë, SPAK ka pasur qendrime që mua personalisht nuk më pëlqejnë.

Duhet të kesh një gjë parasysh këta, politikanët tanë në Shqipëri të gjithë kanë një qendrim të përbashkët. Gjithmonë që të jenë në pushtet.

Po të shikosh dhe sot që është Rama në pushtet dhe dje që ishte Berisha, nuk mendojnë për asnjë ndryshim politik në Shqipëri, për të vazhduar dhe për ta përmirësuar politikën. Do thuash ti po i fut të gjithë me një kazan? Po, po, kjo është qasja e politikanëve tanë, sa e marrin pushtetin, nuk duan të ikin kurrë nga pushteti. Nuk e lëshojnë pushtetin sa i erren sytë dhe janë të pangopur për pushtet dhe për gjithçka tjetër. Ky është problemi që është në Shqipëri dhe unë mendoj që drejtësia është ajo që do ta shpëtojë këtë vend, sepse i ka dhënë shenjat. Nëse deri përpara pak kohësh, ti nuk kishe dot te hekurat e burgut një kryetar komune, sot i ke, ministra, kryeministra, deputetë, kryetar bashkie dhe priten dhe të tjerë. Unë jam i qartë që kush ka shkelur ligjin, nuk bëj as rolin e prokurorit dhe as rolin e gjykatësi dhe nuk kam për ta drejtuar asnjëherë gishtin në drejtim të Edi Ramës që është hajdut Edi Rama, apo në drejtim të Sali Berishës që është hajdut Sali Berisha, në drejtim të Ilir Metës që ka shkel ligjin Ilir Meta. Absolutisht, kush ka prova të gjykohet sipas sistemit të drejtësisë”, u shpreh Sula.



Skip to toolbar