A do të marrë pjesë në grevën e urisë së paralajmëruar nga Berisha? Ja si përgjigjet Sula

Më të fundit


Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, gjatë një lidhje live për emisionin “Real Story” në ABC News, u pyet nga gazetari Sokol Balla nëse do t’i bashkohet grevës së urisë së paralajmëruar nga ish kryeministri Sali Berisha nëse nuk ngrihen komisionet hetimore të kërkuara nga opozita.

Pjesë nga diskutimi:


Balla: Nisur dhe nga qëndrimet e tua që i ke origjinale dhe të painfektuara nga ‘covidi politik’ shqiptar. Berisha sot tha grevë urie. T’i do të marrësh pjesë në grevë urie?

Sula: Po të garantoj. Hapat janë këto. Nëse Rama, Nikolla dhe maxhoranca do të bëjë gafën më të madhe politike, juridike dhe morale që të bllokojë ngritjen e komisioneve hetimore…Unë këtë s’e pranoj personalisht.

Balla: Pra do të merrni pjesë nëse ajo mbahet?

Sula: Nëse nesër maxhoranca hyn në diskutime për komisionet hetimore, mbaroi. Vazhdon normaliteti në seancë. Dihet më pas problemio i Berishës, që të mos kemi alibira.

Balla: Nëse vazhdon këmbëngulja e Nikollës dhe maxhorancës për mosngritjen e komisioneve hetimore që keni kërkuar, do t’i bindeni thirrjes së Berishës për t’u futur në një grevë urie.

Sula: Ti shikon që unë jam aty dhe më shikon si njeri që bën dhunë. Nuk bëj akte ekstreme në kuptimin e dhunës por do të jem pjesë e opozitës dhe do të luftoj. Për këtë i kam kërkuar para dy ditësh Nikollës që të ulin tensionet.




Skip to toolbar