Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial të Turqisë nga presidenti Rexhep Taip Erdogan. Delegacioni shqiptar u mikprit me nderime të larta teksa u ekzekutuan himnet e të dyja vendeve.
Pas ceremonisë së veçantë të mikpritjes që do të mbahet në Presidencën e Republikës së Turqisë, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Erdogan do të zhvillojnë një takim bilateral mes tyre dhe më pas do të drejtojnë Mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të lartë midis dy vendeve
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F1074987613822047%2F&show_text=false&width=560&t=0
Kryeministri Edi Rama ishte në Anitkabir, Mauzoleumin e “Mustafa Kemal Atatürk” për të nderuar figurën e reformatorit të madh, lider i Luftës Turke për Pavarësi, si dhe themelues e President i parë i Republikës së Turqisë./m.j
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F2624152247742312%2F&show_text=false&width=560&t=0