Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Korçë. Një person ka mbetur i vrarë ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një hoteli.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “ABC News” në vendngjarje ndodhet edhe policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.