Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu u shpreh se shpenzimet për mbrojtjen janë të rëndësishme duke thënë se Shqipëria ka nevojë për më shumë se 2 % të buxhetit për mbrojtjen.
“Nuk duhet vetëm 2 % por Shqipëria ka nevojë për më shumë. Zhvillimi kombëtar në pikëpamje të industrisë dhe niveleve operacionale është i rëndësishëm. Besoj do të ishte në interes të sigurisë për Shqipërinë.
Edhe nga Samiti sot del qartë që ne duhet të rrisim më tepër deterancën politike, ekonomike dhe ushtarake. Jemi vend anëtar i NATO-s dhe duhet të marrim përgjegjësi maksimale dhe duhet të rrisim vigjilencën për çështjen e sigurisë”, u shpreh Mediu.
Sa rrezikohet Shqipëria nga Rusia? Ministri Niko Peleshi: Ne nuk mund të jemi në të njëjtën shkallë rreziku. Ne jemi pjesë enjë rajoni të brishtë dhe delikat, jemi në një front të afër rrezikut të eskalimit të konflikteve. Pikave e gjetjes dhe zgjidhjes inteligjente për të krijuar ekonomi shkallë është me rëndësi. Pesha mbi buxhetin tonë dhe nevojat e mëdha që kemi për infrastrukturë e bëjnë më të vështirë rritjen e buxhetit të mbrojtjes. Ne kemi bërë disa bisedime me vende të rajonit për të bashkuar fronte. Synojmë të vazhdojmë me qasje për të maksimizuar kapacitete që mund të marrim me të njëjtën sasi parash.