Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter, pas publikimit ekskluzivisht nga Realstory.al të letrës, që kreu i shtetit Ilir Meta i dërgon kreut të OSBE, Miroslav Lajçak, ku i shpreh shqetësimin për situatën në Shqipëri.
Meta, në letrën dërguar Lajçak, shprehet se Shqipëria rrezikon të përfundojë në një konflikt të rëndë civil, të cilin e bën fakt të kryer kur shprehet: “Prej dhjetë ditësh po përpiqem… të ndaloj konfliktin civil, që për fat të keq mund të dëmtojë procesin e integrimit dhe kryesimin e ardhshëm tonin të OSBE”.
Kreyministri Rama ka bërë jo pak ironi me këtë letër të Presidentit kur thotë “inshallah ka humbur rrugës e s`ka arritur në destinacion”.
“Kjo letra e Ilir Metës për Presidentin e OSBE inshallah ka humbur rrugës e s’ka arritur në destinacion, se do kujtojnë bota se është shkruar nga ndonjë humorist që ka dashur të tallet me Presidentin e Republikës, duke e nxjerrë si një të lajthitur që bërtet pa ditur çfarë flet”, shkruan Rama.
Në letrën që Ilir Meta i dërgon Miroslav Lajçak, lexohet qartë një pozicionim i kreut të shtetit në krah të opozitës, duke ngarkuar me përgjegjësi qeverinë. Për më tepër lexoni letrën e publikuar ekskluzivisht nga Realstory.al/