“Berisha s’kalon La Manshin”/ Kryetar, por non grata. Kërkoi pezullim të vendimit, humb gjyqin në Londër

Më të fundit


Sali Berisha mund të shpresonte por Britania e Madhe sërish u shpreh për vendimin “non grata”.

Në korrik të 2022 Home Offic e shpalli Berishën non grata, për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë dhe për korrupsion.

Berisha vendosi ta apelonte në Britani të Madhe këtë vendim por Komisioni Special i Apeleve të Emigracionit në Londër, këtë të hënë ka dhënë vendimin se ish-kryeministri nuk do të mund të shkel kufirin britanik.

“E gjejmë të pavend aplikimin e formulës të imunitetetit si ish-kreu i një shteti i aplikuar në këtë apel. Për këtë arsye dhe të tjera të trajtuara në sesionin e mbyllur kundërshtia e zotit Berisha për t’i ndaluar hyrje në Britaninë e Madhe rrëzohet”

Avokatët e Berishës apeluan vendimin në mars 2024, me argumentin se Ministria e Brendshme britanike, e shaplli non grata në bazë të pohimeve të rreme. Por apeli rezultoi pa sukses.

“Ka raportime të brendshme që tregojnë lidhjet e Berishës me krimin e organizuar dhe vullnetin e tij për të inkurajuar mbështetësit politikë që të përfshihen në dhunë”

Vendimi flet për dhe korrupsionin dhe pse Komisioni nuk është bindur tek mbrojtja e Sali Berishës.

 “Raportimi i brendshëm ofron një pamje të qëndrueshme dhe të qartë të korrupsionit të përhapur gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së Berishës, por veçanërisht në prag të zgjedhjeve të 2013. Kjo u përdor për të çuar përpara interesat e tij, për të ndihmuar aleatët e tij dhe për të blerë mbështetje politike”

Gjithashtu, në vendim është përmendur dhe fakti që Berisha është nën hetim edhe në Shqipëri.

“Sali Berisha, përballet me akuza në Shqipëri se ka përdorur ndikimin e tij kur ishte kryeministër midis viteve 2005 dhe 2009 për të favorizuar bashkëshortin e vajzës së tij në privatizimin e tokës shtetërore, të cilat ai dhe vajza e tij e mohojnë. Aktualisht Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar”

Vendimi për Sali Berishën ishte një nga disa që u shpallën non grata nga Britania e Madhe, që qëllimin e ka prishjen e lidhjeve midis politikanëve dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë.



Skip to toolbar