Një punonjës policie në komisariatin e Rinasit i cili ishte shpallur në kërkim është mundur të arrestohet sot nga AMP.
Bëhet fjalë për Briken Tereziun, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë në mungesë ‘Arrest me Burg’.
“Inspektor 39 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ai është pjesë e grupit të 8 punonjësve të policisë se Rinasit, të cilët u ndaluan disa ditë më pare për Korrupsion dhe Shpërdorim detyre.