“Real Story”/ Ministri Hasani: Tirana nuk ndërhyn në çështjet e brendshme të shqiptarëve kudo ku ata janë

Më të fundit


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se shqiptarët në rajon, administrata shqiptare lajtmotiv kryesor edhe në momente të vështira.

Sipas Hasanit nuk ka asnjë tërheqje, Tirana nuk ndërhyn në çështjet e brendshme të shqiptarëve kudo ku ata janë, ndërsa shtoi se kjo qeveri nuk do të marrë pjesë dhe nuk do ndërhyjë në debatet e brendshme politike.

Pyetjes se Shqipëria ka zgjedhur të jetë më pak e përfshirë në çështjet e shqiptarëve, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nëse la patur raste kur ka qenë e përfshirë drejtpërdrejt sidomos në çështjet e Maqedonisë së dikurshme, në çështjen e Kosovës, patjetër, Hasani u shpreh se “Sokol, faleminderit që pranuat ftesën për të qenë pjesë e këtij formati mes kolegësh diplomatë. Falënderoj, Izeti, Nikollë, Nevzatin dhe Ibrahimin, që na u bashkuan për këtë bisedë dhe këtë debat të rëndësishëm të asaj që ne po përpiqemi të bëjmë. Nuk po tregoj ndonjë sekret të marrëdhënies tonë personale, por do të doja të ndaja me kolegët, një bisedë që kemi bërë 11 muaj më parë, bashkë në New York, kur unë sapo isha caktuar si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe fokusin dhe rëndësinë që së bashku diskutuam që duhet të kishim në raport me raportin që Tirana zyrtare duhet të kishte me shqiptarët në rajon. Një raport që kolegët që janë këtu në sallë dhe kolegë edhe me më shumë vite punë në administratën shqiptare e kanë patur lajtmotivin e tyre kryesor. Edhe kur Shqipëria ka patur momentet e veta të vështira, diplomatët e ministrisë së jashtme të Republikës së Shqipërisë, kanë vazhduar për të raportuar, për të punuar, për t’u angazhuar për çështjen e shqiptarëve në rajon dhe kryesisht në momente të caktuara për Kosovën, Maqedoninë e Veriut apo për shqiptarët e Malit të Zi dhe ata të Serbisë jugore. Dhe do të doja të mos binim dakord bashkë për një gjë, që nuk ka një tërheqje të Shqipërisë, të Tiranës në raport me..”

Ndërsa në lidhje me pyetjen nëse ka një strategji, Hasani u përgjigj duke thënë se “Qasja është një dhe e vetme, Tirana nuk ndërhyn në çështjet e brendshme dhe në dialogun e brendshëm politik të shqiptarëve kudo ku ata janë, por ne përpiqemi të angazhohemi dhe të flasim së bashku me motrat dhe vëllezërit tanë, për një çështje që është shumë e rëndësishme, integrimi euroatlantik i vendeve ku ata janë dhe për këtë do ia jap fjalën edhe miqve, besoj se të gjitha forcat politike shqiptare kudo ku janë kanë qenë promotorët e zhvillimit dhe zhvendosjes së shoqërive Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi, të Kosovës, apo Serbisë jugore, drejt familjes europiane. Dhe për asnjë moment ne, të paktën kjo qeveri nuk do të marrë pjesë dhe nuk do ndërhyjë në debatet e brendshme politike.

Nuk do i tregojë shqiptarëve të Kosovës apo të Maqedonisë së Veriut për kë të votojnë dhe si të votojnë, por do t’u kërkojë të gjithëve, që të vazhdojnë të angazhohen dhe të mbajnë vendet e tyre, shoqëritë e tyre, angazhimet e tyre drejt BE dhe atje ku është e nevojshme, dhe atje ku është dëshira si në Kosovë, apo ku janë realitete të krijuara në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi drejt anëtarësimit në NATO. Kosova është e qartë te kjo, dhe për fat të mirë ne kemi Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, anëtarë të aleancës.”.

I pyetur se pse Kosova nuk kishte asnjë faktor politikë si përfaqësues, ai tha se lidhet me arsye shëndetësore.

“Jo, nuk besoj. Është periudha pak e çuditshme dhe një fund gushti është gjithmonë një periudhë e cila është e lidhur me pushime, me axhenda që nisin e ngarkohen gradualisht. Është e lidhur edhe me probleme personale apo mjekësore, por dyert e angazhimit tonë janë gjithmonë të hapura dhe nuk është që konferenca e Ambasadorëve përbën apo jo angazhimin me gjithë faktorët shqiptarë ku janë..”, përfundoi Hasani./abcnews.al



Skip to toolbar