Shpërthimi i pajisjeve të komunikimit në Liban/ Irani: Paqja në Lindjen e Mesme, në rrezik serioz

BOTA


Ministria e Jashtme e Iranit ka dënuar shpërthimet e pagerit në Liban si një “akt terrorist”, sipas mediave shtetërore.

Zëdhënësi Nasser Kanaani akuzoi Izraelin për shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe bëri thirrje për një ndjekje penale ndërkombëtare, njoftoi Agjencia e Lajmeve Tasnim.

“Sulmet kanë vënë paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare në rrezik serioz”, tha ai.

Izraeli nuk ka komentuar mbi shpërthimet. Ambasada e Iranit në Liban shtoi se ambasadori i saj në Bejrut, Mojtaba Amani, po merrte “kujdes të mirë mjekësor” pasi u plagos, ndërsa mohoi zërat se kishte humbur shikimin./abcnews.al



Skip to toolbar