Në emisionin “Real Story” në ABC News juristja Brizida Gjikondi foli për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke u ndalur edhe tek listat e deputetëve.
Gjatë intervistës, Gjikondit u shpreh se deri më tani Partia Socialiste është më e ndershme, në krahasim me Partinë Demokratike.
“I duhet të konkurrojë sepse nuk mund të shkohet në një luftë pa komandantin e batalionit. Mendoj që e ka presion ekstrem, sidomos për të gjitha shantazhet këto ditë për listat e deputetëve. Mendoj që Ramën e ka zënë halli që duhet të jetë në krye të batalionit. Edhe aplikacioni “Deputeti që duam”, mendoj që është për njerëz me delire, një figurë që të jetë deputetet duhet të jetë një figurë që frymëzon një masë të madhe njerëzish. Të paktën PS është më e ndershme se PD që bëri pseudozgjedhjet. Rama është i sinqertë”, u shpreh Gjikondi.
Ndërsa analisti Frrok Çupi u shpreh: “Në këtë rast vendosemi përballë vetes dhe themi se 12 vite janë shumë dhe të konsumojnë. Pra si do futesh në betejën tjetër? Vijnë përpara faktit se çdo jemi nesër? Populli ynë vitet e fundit nuk ka gabuar… Sot kemi një parlament që të gjithë themi se nuk vlen…”