Magjia e Champions League, Milan përballet me Leverkusen, Arsenal sfidon PSG

CHAMPIONS LEAGUE


Magjia e Champions League rikthehet këtë të martë me gjigandë të futbollit botëror që do të zbresin në fushë. Milan udhëton në Gjermani përballë Leverkusenit të Granit Xhakës. Lajmi i mirë për teknikun Fonseka është rikthimi i Kalabrias dhe Okafor ndërsa në dyshim është Morata. Sa i përket kampionëve në fuqi të Gjermanisë, trajneri Alonso është i qetë pasi i ka të gjithë lojtarët në dispozicion.

“Skuadra ka fituar shumë besim nga dy ndeshjet e fundit, por është kundërshtari meriton vlerësimin maksimal. Leverkusen është një ekip me një identitet shumë të fortë, me ide futbolli shumë të vështira për t’i kuptuar. Mënyra sesi luajnë ata bën që gjërat për ne të jenë të vështira. Leverkusen fitoi kampionatin dhe nuk kanë ndryshuar shumë në merkato. Kur luajnë në sulm, bëhen tepër të rrezikshëm”, tha trajneri i Milanit, shkruan A2.

“Milani është historia e futbollit, edhe unë e kam ndjekur për një kohë të gjatë në të kaluarën Është nder ti kemi ata këtu në shtëpinë tonë . Do të na duhet një ndeshje perfekte, të jemi të përqendruar dhe nuk duhet t’i lëmë ata të dominojnë, janë të mirë në kundërsulme Në ndeshjen e fundit shënuan tre gola në pesë minuta… Ky është Milani me të gjithë lojtarët e tij të mëdhenj. Ata kanë shpejtësi dhe cilësi, do të jetë një ndeshje e madhe për ne, por në Champions League të gjithë kundërshtarët janë të një niveli të lartë”, u shpreh trajneri I Leverkusen.

Ndeshje shumë e bukur është dhe ajo mes Arsenalit dhe Paris Saint Germain. Topçinjtë vuajnë mungesën e Odegaard dhe Zinchenko ndërsa francezët vijnë me një infermieri të mbushur. Nga Kimpembe, Hernández e Ramos ndërsa  Dembélé, u la jashtë listës së trajnerit Luis Enrike për këtë ndeshje .

“Dembele? Nëse dikush nuk respekton detyrimet e tij ndaj ekipit dhe nuk është gati… Besoj se kjo javë është e rëndësishme  dhe dua që lojtarët e mi të jenë të pranishëm në gjendjen më të mirë të mundshme. Dua më të mirën për ekipin tim. Jam 100% i sigurt për zgjedhjet e mia, të cilat nuk janë të pakthyeshme. Kam nënshkruar për këtë klub për të krijuar një ekip me identitet, që luan futboll”, tha luis Enrique, trajner i PSG.

“Mezi presim. Këto janë mbrëmjet që duam t’i përjetojmë dhe që duam t’i përjetojmë kundër një kundërshtari të jashtëzakonshëm. Ne jemi gati për këtë. Emocionet e Championsut na kanë munguar për disa vite. Faza e grupeve është pak më ndryshe këtë sezon dhe kundërshtari me të cilin përballemi është ndoshta në nivelin më të lartë me të cilin mund të përballesh në futbollin evropian, sinqerisht, është një mundësi e mirë për ne të shohim se si i përballojmë këto net”, u shpreh Arteta, trajner i Arsenal.

Në ndeshjet e tjera, Manchester City luan me Slovan Bratislava, Inter përballet me Crvena Zvesda, Barcelona sfidon Young Boys ndërsa Dortmund përballet me Celtic.



Skip to toolbar