Është zhvilluar këtë të mërkurë mbledhja e ERE ku u diskutua lidhur me kërkesën e OSHEE për uljen e çmimit të energjisë për familjarët.
Romir Pajenga drejtor i Tarifave, OSHEE tha se çmimet për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 KWH, 8.5 lekë.
Ndërsa për konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi në 700 KWH, 9.5 lekë. “I propozojmë bordit të ERE miratimin për çmimin e ri të energjisë. Të gjitha çmimet e tjera për secilën kategori konsumatorë mbeten të pandryshuara”, tha ndër të tjera ai.
Kreu i ERE Petrit Ahmeti gjatë fjalës së tij u shpreh: “Në flasim për një koncept kategori konsumatorësh, dhe deri në një sasi ta caktuar është një çmim. Nga pikëpamja e eficencës së energjisë, nuk jemi më në kushtet e nivele drastike, por eficenca e kompanisë është rritur dukshëm. Pjesa e kategorisë së konsumatorëve që shkojnë deri në 700 KËH është gati 80 %. Por unë dua të theksoj se futet për herë të parë koncepti i kategorisë së konsumatorit. Unë dakordësohem praktikisht dhe me materialin e paraqitur nga drejtoria”.