Në Madrid ka një çështje mes Gareth Bale dhe Zinedine Zidane. Trajneri francez i “Los Blancos” nuk e ka në preferencat e tij sulmuesin uellsian. Ndaj, më herët, Zidane ka kërkuar që sulmuesi të shitet nga klubi pasi nuk do të ketë hapësira në formacion gjatë sezonit të ardhshëm.
Megjithatë, Gareth Bale nuk dëshiron të largohet. “AS” shkruan se uellsian ka këmbëngulur për përmbushjen e kontratës së tij, e cila skadon pas tre vjetësh me Real Madrid. Klubi ka zhvilluar takime me lojtarin, por Bale nuk ka pranuar asnjë kompromis veç përmbushjes së kontratës së tij. Kontrata aktuale mes Bale dhe Real Madrid përfundon në vitin 2022.
Mungesa në planet e Zidane e nxjerr Bale praktikisht një lojtar të panevojshëm për klubin, që do të duhet ti paguajë rrogën e majme edhe për tre vite. Për këtë arsye Zidane do të preferonte të shihej mundësia e rikthimit të Gareth Bale në Angli, duke shfrytëzuar merkaton e verës, e cila mbyllet në 8 gusht.
Por nuk është e lehtë, shitja e Bale është e komplikuar pasi lojtari ka një vlerë të madhe të kartonit të tij, gjë që pak klube do të ishin gati ta blinin, përfshirë këtu edhe faktin se performanca e Bale sezonin e fundit ka qenë shumë e dobët.