Eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Evropian, Arba Kokalari njofton se ka nisur punën zyrtarisht. Megjithëse ajo përfaqëson Suedinë në Parlamentin Europian, Kokalari është shqiptare dhe është mbesa e Musine Kokalarit të cilën e vranë komunistët.
Arba Kokalari kandidoi për partinë Moderaterna në Suedi, që është pjesë e Partive Popullore Europiane, pra të spektrit të djathtë. Partia e saj fitoi 17.6% të votave, dhe do të përfaqësohet me 4 deputetë në parlamentin europian. Mes tyre dhe Arba Kokalari që është shqiptarja e parë që fiton një vend në Parlamentin europian.
Ndërkaq sa i përket detyrës së re, ajo ka premtuar se do të jetë zëri i Suedisë në Parlamentin Evropian.