Duka: Ka ardhur koha për ndryshimin e futbollit!

Më të fundit


Federata Shqiptare e Futbollit ka mbajtur këtë të hënë Asamblenë e Përgjithshme, e cila miratoi disa vendime të rëndësishme për futbollin në vend. Pas përfundimit të punimeve të saj, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është ndalur për të dhënë një koment për mediat, duke deklaruar fillimisht se tashmë ka ardhur koha që sporti në vend të ndryshojë.

Gjëra e rëndësishme në këtë asamble është e qartë, që ne duhet të bëjmë një hap ndryshe sot. Të bëjmë një hap cilësor për ndryshimin e futbollit në Shqipëri. Futbolli ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm deri më sot. Ka nevojë për një hap tjetër cilësor, për një organizim më të mirë të anëtarëve të tij, për një modernizim të lojës, për një reformin të anëtarëve, gjë që duhet të bëjmë nëpërmjet politikave apo sistemit të licensimeve që ka federata e futbollit dhe nëpërmjet ndryshimeve ligjore për të ndihmuar jo vetëm klubet, por edhe njerëzit dhe individët që investojnë në futboll”, – u shpreh fillimisht Duka në lidhje me zhvillimet e Asamblesë.

Nuk mund të mungonte pyetja në lidhje me trajnerin e ri të kombëtares. “Asambleja ka marrë kohën e vet të përgatitjes, si nga ana ime si nga pjesa tjetër e stafit. Detyra tjetër tashmë që përfunduam asamblenë është të plotësojmë stafin kombëtar gjatë kësaj jave”.

Dhuna në stadiume mbetet një problem i madh që u shfaq dhe para 2-3 ditësh në sfidën që Besa luajti kundër Bylisit. Kavajasit gjuajtën dhe prishën ndeshjen. “Me policinë e shtetit bashkëpunimi i federatës dhe i klubeve gjatë kësaj kohe ka qenë shumë i mirë. Çdokush ka marrë përsipër detyrat e veta, federata dhe klubet organizimin dhe policia ruajtjen e rendit dhe kordinimi dhe bashkëpunimi mes nesh ka qenë më i mirë.

E kam thënë dhe herë tjetër, futbolli është garë dhe emocion dhe herë pas here mund të shfaqen probleme të tilla. Problemi është se si sillemi ne me këto fenomene dhe si duhet t’i eleminojmë. Të gjithë bashkë, jo vetëm federata apo klubet, por të gjithë bashkë”.



Skip to toolbar