Elis Bakaj vijon të jetë vendimtar për Shakhtyor Soligorsk në Bjellorusi. Sulmuesi shqiptar ka shënuar një dygolësh tjetër në kampionat, duke i dhënë fitoren ekipit të tij në sfidën ndaj Minsk. Bakaj hapi serinë e golave në minutën e 13` për skuadrën e tij, duke barazuar ndeshjen pasi Minsk kishte kaluar më herët.
Më pas skuadra mike realizon përsëri, ndrsa Igor Burko barazon për Soligorsk. Ndeshja do të vijojë të jetë në barazpeshë deri në minutën e fundit të takimit, ndonëse miqtë luajnë gati 25 minuta me një lojtar më pak.
Në fund, Elis Bakaj fiton një penallti të cilën e ekzekuton skatë nga pika e bardhë dhe i jep fitoren skuadrës së tij. Aktualisht, futbollisti shqiptar ka shënuar 6 gola në kampionatin bjellorus, ndërsa ka asistuar dhe pesë herë të tjera. Bakaj është prej dy sezonesh pjesë e ekipit të Shakhtyor Soligorsk në Bjellorusi, dhe duket se ka marrë rol lideri për ekipin e tij.