Nëse zgjedhjet mbahen sot? PS e PD rriten me 1 pikë. Për herë të parë ‘zhduken’ partitë e vogla aktuale

Më të fundit


Lajmet e mira për integrimin e Shqipërisë në BE kanë rritur PS javën e fundit në 45%. Pas votimit të rezolutës, por edhe faktorizimit nga Rama, edhe PD është rritur në 21%.

Herë bashkëpunimi, herë polarizimi mes dy forcave më të mëdha politike sjell vetëm rënien e shpresës për një alternativë të re politike.

Megjithatë, mbështetja mbetet ende në kuota të larta, pasi sërish një e treta e votuesve shqiptarë nuk u besojnë më as PD-së dhe as PS-së.

Por për herë të parë, në sondazhin javor “Zëri i Shqiptarëve” të ABC News nuk figurojnë më partitë e vogla aktuale, që linden një vit me parë, por sot duket se ekzistojnë vetëm në rrjetet e tyre sociale.

KAMPIONI: 1223 banorë të rritur të Shqipërisë

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Kampioni u kolaudua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.

Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.8%



Skip to toolbar