Plagosje me armë zjarri në Mamurras. Një person ka mbetur i plagosur nga forcat operacionale.
Sipas burimeve dyshohet i plagosuri të jetë qëlluar nga policia, gjatë një ndërhyrjeje për ta neutralizuar, policia ka përdorur armën.
Mësohet se forcat operacionale kanë qenë në një operacion për arrestimin e një të kërkuari, i cili sapo është pikasur ka rezultuar se ka qenë i armatosur dhe ka qëlluar drejt policisë. Për ta neutralizuar policia është kundër pergjigjur duke e lenë të plagosur.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit.
