Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane: Mos përdornj viza turistike për të lindur në SHBA!

AKTUALITET


Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Prindërit që përdorin vizat turistike për të lindur në SHBA mund të mos u rinovohet në të ardhmen

Sipas ambasadës, një pjesë e prindërve shqiptarë udhëtojnë në SHBA me viza turistike dhe përdorin programin Medicaid për të mbuluar kostot e kujdesit shëndetësor gjatë lindjes. Këto shpenzime, sipas njoftimit, përfundojnë duke u mbuluar nga taksapaguesit amerikanë.

“Prindërit që përdorin viza turistike për të lindur në SHBA mund të mos kualifikohen për rinovimin e vizave të tyre në të ardhmen”, thuhet në paralajmërimin e ambasadës.

Autoritetet amerikane kanë theksuar vazhdimisht se viza turistike nuk duhet të përdoret për qëllime që bien ndesh me arsyen e udhëtimit të deklaruar gjatë aplikimit. Përdorimi i saj për të marrë përfitime të caktuara publike ose për të shmangur rregullat e emigracionit mund të ndikojë në vendimet e ardhshme për pajisjen me vizë.



Skip to toolbar