Kërkohej nga Turqia, u arrestua në Rinas/ Gjykata cakton masën arrest me burg për 32 vjeçaren turke

AKTUALITET


Gjykata Penale cakton masës e arrestit me burg ndaj shtetases turke Julide Yazici, e kërkuar nga autoritetet turke për shkak se është dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”.

Trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit të çështjes për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 32 vjeçaren, deri në mbërritjen e akteve të ekstradimit nga shteti turk brenda 40 ditëve.

Yazici u arrestua dy ditë më parë në Rinas, teksa po udhëtonte nga Franca për në Shqipëri. Sipas verifikimeve në pikën kufitare të Rinasit u konstatua se ishte në kërkim nga Interpol Ankaraja.

Pas caktimit të masës së sigurimit, e njëjta gjykatë do të shprehet më vonë lidhur me kërkesën e Turqisë për ekstradimin ose jo të saj.

Sipas informacioneve nga policia, shtetasja turke kishte marrë azil politik në Francë, pasi pretendon se në Turqi i rrezikohet jeta. Edhe para trupit gjykues 32 vjeçarja pretendoi në seancë se perndiqet politikisht per shkak te shkak te bindjeve politike.



Skip to toolbar