Durrës, kërkohej për gjakmarrje prej 6 vitesh, arrestohet 53-vjeçari

AKTUALITET


Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person i cili ishte shpallur në kërkim dhe më rrezikshmëri të lartë për vrasje. Arrestohet shtetasi Skënder Baku, 53 vjeç, banues në Luz, Fushë Krujë, i cili ka vrarë për gjakmarrje.

Skënder Baku është dënuar me 35 vjet nga Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, më datë 28.09.2015,  për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim “dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Ai kishte arritur që t’i shpëtonte drejtësisë, por u arrestua më 12 korrik 2019 në kuadër të operacionit “Revenge” .

Skënder Baku akuzohet për vrasjen me qëllim gjakmarrje të shtetasit Lulëzim Shera, i cili i vrau të vëllanë Arjan Bakun. Ngjarja ka ndodhur në 1992 në burgun 313 dhe për këtë Shera u dënua me 20 vite burg dhe doli në 2010. Mesa duket ky dënim nuk ka mjaftuar për familjarët e viktimës Arjan Bakun. Vëllai i tij Skënder Baku, pas daljes nga burgu të Sherrës e ka ekzekutuar atë në 2013 pranë një dyqani në Fushë Krujë. Ai u arratis pas krimit duke i shpëtuar drejtësisë për 6 vite.

DurrësFinalizohet operacioni policor i koduar "Revenge".Kapet një person i shpallur në kërkim për vrasje, i dënuar me 35 vite burg. Në vijim të punën për kapjen e personave në kërkim, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të dënuar për vrasje, kanë zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Revenge", si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:- Skënder Baku, 53 vjeç, banues në Luz, Fushë Krujë . Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda,Tiranë, më datë 28.09.2015, e ka dënuar me 35 vjet burg, për veprat penale "Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim "dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.Ky shtetas më datë 01.09.2013 në qytetin e Fushë Krujës ka vrarë me armë zjarri shtetasin L.Sh.Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 12. Juli 2019


Skip to toolbar