Vllaznia ka filluar të lëvizë fuqishëm në merkato me kthimin në superligë. Pasi ka bërë të vetët mbrojtësin Dejan Shehi si dhe mesfushorin me tipare sulmuese, Herald Marku, në Shkodër kanë afruar në ekip edhe Behar Ramadanin që është rikthyer pas gjashtë sezoneve, si dhe ka afruar një mbrojtës nga Maqedonia e Veriut.
Lajmin për Ramadanin e kanë dhënë vetë kuqeblutë në faqen zyrtare, tëc ilet shpjegojnë se kontrata firmoset të hënën. Ramadani ka një karrierë të pasur dhe luan si mbrojtës qendre, por edhe në mesfushë dhe eksperienca e tij do t’i bëj shumë punë shkodranëve.
Por, shkodranët kanë zyrtarizuar edhe një mbrojtës qendre. Kësaj radhe bëhet fjalë për një mbrojtës dhe jo trajner. 26- vjeçari Filip Gligorov, i cili luan si mbrojtës krahu anësor ka firmosur pasditen e së shtunës me ekipin shkodran, i cili këtë vit do të rikthehet pas një mungese njëvjeçare në Superligë.
Karriera e Gligorov ka qenë kryesisht e përqendruar në Maqedoni, ku ka luajtur me ekipet e Rabotniçikut, Samorin, Euromil, Shkupin e Sileks, por ka provuar të luajë edhe jashtë Maqedonisë teksa ka provuar të luajë në Bosnjë me ekipin Olimpia Sarajevo, në Sllovaki me Banik Ruzina ndërsa në sezonin e fundit ka luajtur në Rumani me Dunarea Calarasi. Trajneri Mirsad Jonuz i njeh mirë aftësitë e këtij lojtari dhe për rrjedhojë ka kërkuar ta ketë në dispozicion tek ekipi ynë.
Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë rënë dakord për kushtet financiare dhe më pas ka ardhur firma në kontratë teksa Gligorov do të jetë pjesë e Vllaznisë në sezonin 2019-2020 por edhe për Kupat e Europës nëse ekipi kualifikohet në to.