Armando Subashi është betuar në nisje të një mandati të dytë në drejtimin e bashkisë së Fierit, ndërsa mëngjesin e së hënës ka zhvilluar mbledhjen e parë Këshilli i ri bashkiak i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, ku përballë kandidatit socialist nuk pati asnjë rival tjetër. I pranishëm në këtë mbledhje ka qenë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në rolin e deputetit të PS-së të zgjedhor në qarkun e Fierit por edhe si koordinator i kësaj partie në këtë zonë.
Në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak të Foerot kanë marrë mandatet 51 këshilltarë, nga të cilët 48 i përkasin PS-së, 2 anëtarë Demokracisë Sociale dhe një këshilltar nga Partia Social Demokrate.
Këshilli i Bashkisë nis legjislaturën e re me një shtesë të numrit të anëtarëve të këshillit me gati 10 anëtarë më shumë. Nga 41 anëtarë që kishte më parë këshilli i Bashkisë Fier sot ka 51 anëtarë.
Mbledhja e Këshillit të ri bashkiak në Fier u zhvillua në mënyrë të qetë dhe krejt ndryshe nga situata në Devoll, ku militantët e PD-së krijon tension dhe kundërshtuan marrjen e detyrës nga kryebashkiaku i ri.
Ish kryebashkiaku demokrat në Devoll, i cili nuk mori pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit vazhdon të deklarojë se zyra e kryetarit të bashkisë i përket atij, ndërkohë që KQZ certifikojë të shtunën rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, të cilat janë njohur zyrtarisht si nga SHBA ashtu edhe nga BE.