Refuzon testin e alkolit duke i dhënë ryshfet policit, arrestohet drejtuesi i mjetit

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka arrestuar një drejtues mjeti në zonën e “Don Boskos”, pasi ka tentuar të korruptojë një efektiv policie. Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Shtetit, mësohet se gjatë një aksioni të policisë rrugore, në zonën e “Don Boskos”, kanë ndaluar një shtetas për t`i kryer testin e alkolit.

Personi, emri i të cilit jepet me inicialet A.B., gjatë kohës që i ka dhënë dokumentacionin efektivëve Blu, ka futur mes dokumenteve një kartmonedhë me vlerë 2000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e testit të alkolit.

Në këto kushte, efektivët e Policisë Rrugore, kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, për veprën penale: “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve janë evidentuar dhe goditur edhe dy raste të tjera të mitëdhënies.



Skip to toolbar