Bllokohen tre hotele të mëdha në Shëngjin! Rama: Për një viç t’xen nata jasht

AKTUALITET


Tre hotele të mëdha janë bllokuar në Shëngjin, në kuadër të aksionit të anti-informalitetit. Ndërkohë, kreu i qeverisë Edi Rama ka postuar foto nga ky aksion, ku janë mbyllur tre hotele, duke e komentuar me një shprehje bllokimin. “Eh, kështu është kur, “për një viç t’xen nata jasht”!”, shkruan Rama, ndërsa përmend parullën “Stop Informalitetit”.

Në tre ditët e fundit janë liruar hapësirat publike në Ksamil, Lezhë, Durrës dhe të dielën aksioni ka vijuar në Velipojë dhe Pogradec. Dje u proceduan edhe nisën hetimet për dy drejtorët e Tatimeve në Durrës dhe Lezhë.

Policia e shtetit deklaron se operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin dhe për të ndëshkuar evazionin fiskal, në biznes, hidrokarbure dhe ndërtim.

#STOPINFORMALITETIT👊Eh, kështu është kur, “për një viç t’xen nata jasht”!

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 4. August 2019


Skip to toolbar