Aksident në Lushnje-Berat, plagosen 4 persona, një mbetet i bllokuar në mjet

AKTUALITET


Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë nga përplasja e dy mjeteve në rrugën nacionale Lushnje-Berat, ku një prej personave të plagosur ka mbetur i bllokuar në mjet.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 19:45 të së dielës, kur dy mjetet janë përplasur kokë më kokë. Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe i kanë ardhur në ndihmë të plagosurve, ndërsa ka vijuar punën për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, i cili ka mbetur i bllokuar në makinë për rreth 30 minuta.


Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, është arritur të nxirret nga mjeti edhe personi i katërt, i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia tha se nga ana tjetër ka nisur punën për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë, duke pyetur, jo vetëm të plagosurit, por edhe të pranishëm të tjerë në vendin e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.




Skip to toolbar