Të mërkurën pasdite, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, publikoi një video, ku rendiste, sipas tij, pesë arsyet pse Edi Rama ka frik nga Vettingu i politikanëve. Sipas kryedemokratit, kreu i qeverisë ka frikë nga vettingu, pasi ‘është i lidhur me kriminelët’. Por, ndonëse drafti për Vettingun në politikë u rrëzua në dhjetor të vitit të kaluar në Kuvend, ishte i pari Komisioni i Venecias që hodhi poshtë draftin e opozitës për këtë project-ligj. Realstory.al sjell në kujtesë të lexuesve, disa nga argumentat, ku Komisioni i Venecias gjeti paqartësi ligjore për Vettingun në politikë.
“Megjithë qëllimin e ligjshëm në situatën aktuale në Shqipëri – distancimi nga ofenduesit dhe ndikimi i tyre në qeverisjen e profilit të lartë dhe jetën politike – drafti i propozuar kushtetues për kontrollin e integritetit të politikanëve nuk arrin të ofrojë udhëzime të përshtatshme dhe masat mbrojtëse të nevojshme, madje edhe në nivelin kushtetues, për një shkallë të tillë të madhe, komplekse dhe të ndjeshme, me implikime të rënda për të drejtat e atyre që i nënshtrohen. Sa i përket konceptimit të tij aktual, vetingu i propozuar nuk ka qartësi ligjore dhe siguri ligjore, si për sa i përket qëllimit të tij, arsyet për moszgjidhje dhe humbjen e mandatit, dhe mekanizmin e zbatimit të tij. Në shumë aspekte, ai gjithashtu ngre çështje të proporcionalitetit”, shkruhej në pikën e parë të konkluzioneve të raportit të opinionit të Komisionit të Venecias.
Më tej, Venecia ngrite dyshime dhe paqartësi mbi disa temra juridik të përdorur nga PD në draftin e ligjit për Vettingun e politikanëve, ndërsa tregonte se disa dispozita ligjore krijonin mundësin e mosbzatimit të procesit të rregullut e të duhur ligjor. “Projektligji nuk arrin të përcaktojë elemente të caktuara kryesore, veçanërisht (i) se çfarë nënkuptohet pasja e kontaktit me persona të caktuar (ii) çfarë nënkuptohet me përfshirje në krimin e organizuar dhe (iii)çfarë nënkuptohet me përfshirje në rrethin e subjekteve që kanë kontakte me personal. Është e paqartë se cilat dispozita duhet të udhëheqin procedurën e verifikimit. Mungesa e deklaruar (përveç kërkesës për një shumicë prej 3/5) në një propozim që gjithsesi në disa vende janë mjaft të detajuara, së bashku me futjen e propozuar të dy dispozitave kryesore në Kushtetutë si “masë e jashtëzakonshme” krijojnë mundësinë e moszbatimit të procesit të rregullt, të duhur ligjor, pra që procedurat të mos zbatohen”, shprehej Komisioni i Venecias.
Një tjetër dyshim i rëndësishëm sipas Venecias, ishte dhe fakti se kush do të kryente verifikimin e zyrtarëve publikë dhe kandidatëve zgjedhorë, duke shprehur opinionin se në këto ‘aspekte siguria ligjore mungon’. “Nuk është e qartë se kush do të kryejë verifikimin e zyrtarëve publikë dhe kandidatëve zgjedhorë dhe nëse kjo do të bëhet nga një organ gjyqësor ose një organ tjetër i pavarur. Gjithashtu, nuk është e qartë nëse çdo skualifikim duhet të jetë i përhershëm ose i kufizuar në kohë. Në këto aspekte siguria ligjore mungon. Përveç kësaj, nuk janë propozuar masa mbrojtëse për të shmangur rrezikun që do të përdoret në një politikisht i njëanshëm ose arbitrar”.
Drafti i propozuar nga opozita për Vettingun e politikanëve, binte poshtë edhe në disa pika të tjera, sipas Venecias, ku ndër to ishte mungesa e parashikimit të një vendimi gjyqësor, për të kufizuar të drejtën e personave për t`u përfshirë në proceset zgjedhore. “Në kërkesën e tij për zyrtarët e zgjedhur, projektligji nuk është në përputhje me Nenin 3 të Protokollit të Parë të KEDNJ-së dhe Kodi i Praktikës së mirë në çështjet zgjedhore, si terreni i propozuar i ri – duke pasur kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar- ofron një mundësi shumë të gjerë për të kufizuar të drejtën për të qëndruar në zgjedhje pavarësisht nga natyra e “kontakteve”, nuk parashikon një vendim gjyqësor ose një vendim nga një tjetër organi i pavarur për heqjen e lirisë dhe kufizimit nuk ka një natyrë të përkohshme. Siç duket, propozimi në të vërtetë mund të çojë lehtësisht në më shumë shembuj të abuzimit me pushtetin”.
Dhe në fund, për shkak të këtyre paqartësive, Komisioni i Venecias shprehej se gjithçka i mbetet në dorë Parlamentit dhe politikës shqiptare për të gjykuar dhe vepruar, duke ndjekur rrugën e dialogut konstruktiv. “Për më tepër, merren parasysh dispozitat ekzistuese të neneve 6/1, 45 (3) dhe 179 / a të Kushtetutës së Shqipërisë dhe të legjislacionit përkatës zbatues (në veçanti Ligji për Dekriminalizimin), si dhe mekanizmat e tjerë demokratikë në dispozicion, ligjet e shtuara vlera e amendamenteve të propozuara kushtetuese mund të vihet në pikëpyetje. I përket Parlamentit shqiptar të vendosë për hapat e ardhshëm në lidhje me propozimin ndryshimet kushtetuese, përmes dialogut konstruktiv midis të gjitha forcave politike dhe të shoqërisë në përgjithësi, në interes të demokracisë shqiptare”, thuhej në disa prej pikave të konkluzioneve që arrinte Komisioni i Venecias për ligjin e Vettingut në politikë, që propozoi PD një vit më parë. /Realstory.al/