Plot 7-të gola në një ndeshje të çmendur, në fund fitues është “Zonja”. Juventus ka arritur të përfitojë nga një gabim i Napolit në minutat e fundit, duke marrë një fitore të rëndësishme në javën e dytë të Serie A. Ishte Danilo që hapi serinë e golave në minutën e 16` të takimit për Juventus, pas një asisti të Diego Costas.
Tre minuta më vonë, Gonzalo Higuanin, tregon se do të jetë i rëndësishëm për Juventusin, duke shënuar golin e dytë për Juventusin. Me rezultatin 2-0 skuadrat shkojnë në pushimin e pjesës së parë, ndërsa pas saj, Cristiano Ronaldo do të thellonte diferencën, pasi shënoi golin e tretë për bardhezinjtë në minutën e 62` të sfidës.
Por, duket se euforia e kapi në befasi skuadrën e Sarrit, pasi tre minuta pasi shënoi golin e tretë, Manolas do të ngushtonte diferencën për Napolin. Në të 68` ishte Lozano ai që i çoi shifrat në 3-2 për Napolin ndërsa në të 81, Di Lorenco shënoi golin e barazimit.
Por, kur ndeshja mendohej se, Koulibaly bën një autogol, duke i dhënë fitoren skuadrës së Juventusit. Pas tre pikëve të marra ndaj Napolit, bardhezinjtë e shohin veten në krye të renditjes së Serisë A me 6 pikë në dy ndeshjet e para.