Dy ndeshje dy të kuq ndaj Shqipërisë, njihuni me arbitrin që gjykon ndaj Islandës

SPORT


Pas ndeshjes me Francën, që kuqezinjtë do të luajnë të shtunën, në datën 10 shtator në “Elbasan Arena”, skuadra jonë kombëtare do të përballet me Islandën. Këtë të premte, UEFA ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do të gjykojnë takimin e së martës, ku kryesor do të jetë sllovaku Ivan Kruzliak. Arbitri me stemën e FIFA-së, është në moshën 35-vjeçare i lindur në Bratislava.

Ai është arbitër ndërkombëtar prej vitit 2011, ndërsa kuqezinjtë i ka drejtuar njëherë të vetme gjatë karrierës së tij. Bëhet fjalë për ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Austrisë në vitin 2016, e cila u fitua nga austriakët. Në këtë ndeshje, arbitri Ivan Kruzliak ka nxjerr një karton të kuq për futbollistin tonë Ergys Kaçe. Gjithashtu, arbitri sllovak ka gjykuar kuqezinjtë e vegjël, kombëtaren U-21 në një takim kundër Portugalisë që përfundoi me rezultatin 2-2.

Edhe në këtë takim, ky arbitër ka dhënë një karton të kuq ndaj futbollistit Eni Imami. Ndihmësit e Kruzliak do të jenë po nga Sllovakia. Bëhet fjalë për asistentët Tomas Somolani dhe Milan Shtrabo, ndërsa arbitër i katërt është Peter Kraloviç. Vëzhgues në këtë ndeshje do të jetë spanjolli Huan Antonio Fernandez Marin.



Skip to toolbar