Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë të shtunës një tjetër biznesmen që i shtohet listës duke e çuar në 16 numrin e biznesmenëve të përfshirë në skemën e mashtrimit me TVSH-në.
Në pranga ka rënë Drilon Bareti me detyrë administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk”. Ai dyshohet se ka konsumuar elemente te veprave penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “ Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”.
Bareti është arrestuar nga policia në të njejtën kohë kur 15 biznesmenët e tjerë ndodheshin para gjykatës penale të Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë pas arrestimit dy ditë më parë.
Biznesmenët akuzohen përmes një skeme mashtrimi kishin përfituar nga shteti jo pak por 25.7 milionë lekë sipas provave të mbledhura deri tani nga policia, por shifra mendohet se është më e lartë se kaq.
Ata prodhonin fatura fiktive shit-blerjesh përmes kompanive fantazim me qëllim përfitimin e TVSH-së nga shteti.
Gjatë seancës gjyqësore prokuroria e Tiranës kërkoi masën e sigurisë arrest me burg për 14 biznesmenët e arrestuar.