Policia e Shtetit është venduar para ambasadës së Italisë në Tiranë dhe ka mbajtur sirenat e saj nderuar për një minutë. Kjo mund të ketë çuditur kalimtarët e rastit, por në fakt u bë për një arsye solidariteti me policinë italiane, që humbi dy efektivë të saj dy ditë më parë.
Për këtë shenjë
solidariteti ka shprehur falenderim dhe mirënjohje edhe ambasadori italian
Alberto Cutillo.
Dy policët italianë u vranë në krye të detyrës nga dy vëllezër hajdutë, që ishin arrestuar. Ngjarja ndodhi brenda komisariatit të Triestes në Itali.