Polumbarët kanë nxjerrë trupat e pajetë të nënës dhe vajzës së saj, të cilat humbën jetën tragjikisht në rezervuarin e Alarupit në Pogradec. Vajza e mitur mësohet se ka rënë aksidentalisht në rezervuar, ndërsa nëna më pas ka hyrë në ujë për ta shpëtuar, por përpjekja e saj rezultoi fatale.
Trupat e pajetë pritet t’i nënshtrohen tashmë ekspertizës mjekoligjore, ndërsa ekspertët do të përcaktojnë edhe shkaqet e vërteta të ngjarjes tragjike.
“BalkanWeb” mëson se gruaja Liri Mazelli , e cila humbi jetën në rezervuar së bashku me të bijën ishte nëna e katër fëmijëve. Kjo ngjarje ka tronditur familjarët, por edhe banorët e fshatit nga ishin dy shtetaset e mbytura.