“Prioritet për BE, lufta ndaj korrupsionit”, Gjikondi: Drejtësia është një nga pikat më të forta në progres raport!

Më të fundit


Juristja Brizida Gjikondi komentoi në emisionin “Real Story” në ABC News, raportin e detajuar që qeveria çoi në Kuvendin e Shqipërisë për negocimin për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë intervistës në studio, ajo theksoi se për BE është prioritet lufta kundër korrupsionit, dhe se SPAK ka një përkrahje si nga BE si edhe nga SHBA.

“SPAK ka një përkrahje nga BE e SHBA. Mendoj që raporti ishte për pjesën kryesore për drejtësinë, SPAK, BKH mbështetjen, përmendej ulja e dosjeve. SPAK jam e bindur që nuk bën asgjë në kokë të vet dhe besoj që pikat më të forta në raport është drejtësia. Dhe Rama edhe pse është paradoks me atë mburret”, tha ajo.



Skip to toolbar