Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo foli për reformën territoriale, ku deklaroi se bashkitë duhet të ofrojnë shërbime më të mira në territor.
Për gazetarët, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Demo u shpreh se bashkitë, qarqet, por dhe qytetarët duhet të japin qëndrimet e tyre për reformën.
“Unë mendoj se mendimet e të gjithë aktorëve, por jo vetëm, qarqet, qytetarët, të jenë të përfshirë, të japin qëndrimet e tyre për reformën. Ka shumë për të diskutuar. Pikërisht, reforma territoriale është aty për të adresuar disa elementë që kanë të bëjnë me bashkitë.
Qeveria qendrore nuk do bjerë gjithmonë dakord me bashkitë. Nëse marrim reformat me radhë, ka qëndrime të ndryshime. Bashkitë, me kompetencat që delegojnë nga ligji, të jenë më të forta dhe të ofrojnë shërbime më të mira në territor. Unë besoj se do degjojmë edhe shumë kryetarë të tjerë, që mund të kenë qëndrime të ndrushme, sa i takon reformës së fundit”, theksoi ai.
