Holanda mbështet Shqipërinë në BE/ Jetten: Partner strategjik kyç në Ballkanin Perëndimor

AKTUALITET


Kryeministri i Holandës, Rob Jetten, ka zhvilluar komunikimin e tij të parë zyrtar telefonik me kryeministrin, Edi Rama. Në këtë bisedë të nivelit të lartë është theksuar rëndësia e rolit që Tirana luan në ruajtjen e stabilitetit dhe nxitjen e zhvillimit në Ballkanin Perëndimor.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social “X”, Jetten e ka përshkruar Shqipërinë si një “partner strategjik kyç”, jo vetëm për interesat e Holandës, por edhe për vetë Bashkimin Evropian.

Gjatë bisedës, dy liderët janë ndalur te marrëdhëniet e qëndrueshme dypalëshe, duke theksuar se bashkëpunimi i deritanishëm ka krijuar një bazë solide për iniciativa të reja.

“Lidhjet tona ekonomike dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë janë tashmë të konsoliduara. Diskutuam për mundësitë e zgjerimit të mëtejshëm të partneritetit, për shembull në infrastrukturë dhe turizëm,” është shprehur Jetten, duke lënë të kuptohet një interes në rritje për investime të huaja direkte nga Holanda në Shqipëri.



Skip to toolbar