Vrau në ’97, arrestohet 40-vjeçari i rrezikshëm

AKTUALITET


Një person me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar më parë, arrestohet pasi lëvizte me armë zjarri me vete në Shijak. Arrestimi ndodhi gjatë operacionit të koduar “Magnum 2”, pas informacioneve që policia mori në rrugë operative në lidhje me personin e armatosur. Në pranga ra shtetasi Gentian Balla, 40 vjeç, i cili njihet për rrezikshmërinë e tij të lartë dhe precedentët e mëparshëm penal.

Për arrestimin e tij policia ngriti disa pika kontrolli grackë, ku u bë identifikimi i mjetit me të cilin lëvizte dhe më pas aksioni për ndalimin e tij. Sapo ka parë policinë, 40-vjeçari u largua nga makina dhe hodhi armën e zjarrit në rrugë. 40-vjeçari është kapur dhe prangosur në flagrancë nga policia, që kishin ngritur perimetër sigurie për të mos lejuar largimin e tij.

Gjatë kontrollit të makinës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me 13 fishekë luftarakë dhe automjeti tip Benz.

Gentian Balla është person me rrezikshmëri të lartë, me precedent kriminal në fushën e krimit. 40-vjeçari është dënuar me 20 vite burg, për një vrasje të kryer më 1997. Balla apleoi vendimin e Gjykatës së Durrësit, duke kërkuar lirimin me kusht.

Gjykata e Apelit Durrës vendosi pranimin e kërkesës për lirim me kusht. Kjo ka sjellë që Balla të dalë 5 vite para nga burgu.

Prokuroria ka apeluar këtë vendim, por Gjykata e Lartë më 2013 la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, për lirimin me kusht të 40-vjeçarit duke i falur atij 5 vitet e fundit të dënimit me burg.

Shijak Finalizohet operacioni policor "Magnum 2"Kapet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë me 15 vite burg për vrasje.Në pranga 40-vjeçari, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Durrës, në vijim të punës së tyre për rritjen e parametrave të sigurisë së komunitetit në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas, i cili qarkullonte me një automjet mbante armë zjarri me vete kanë organizuar menjëherë punën duke finalizuar me sukses operacionin e koduar "Magnum 2".Në kuadër të operacionit, duke marrë parasysh rrezikshmërinë e personit, u ngritën pika kontrolli grackë dhe u bë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin lëvizte personi i dyshuar.Në momentin që Policia ka ndërhyrë për të ndaluar ndaluar automjetin, 40-vjeçari G. B., banues në Shijak ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur edhe armën e zjarrit në tokë, por është kapur dhe prangosur në flagrancë nga shërbimet e policisë, të cilat kishin ngritur perimetër sigurie për të mos lejuar largimin e tij.Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’’ dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë", si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me 13 fishekë luftarakë dhe automjeti tip Benz.Shtetasi G. B. është person me rrezikshmëri të lartë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për veprën penale "Vrasja me dashje", ngjarje e ndodhur në vitin 1997.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Gepostet von Policia e Shtetit am Montag, 7. Oktober 2019


Skip to toolbar