Pochettino i lotuar: Lojtarët e mi janë heronj!

SPORT


Nuk e ka përmbatjur dot veten Mauricio Pochettino, pasi arbitri i ra bilbilit dhe makthi mori fund në “Johan Cruyff Arena”, ku Tottenham përmbysi Ajax dhe shkoi në finalen e Champions League.

Trajneri argjentinas i “Spurs”, ka folur pas ndeshjes, duke u shprehur se për të ishte shumë e vështirë të komentonte atë që ndodhi, duke mos i mbajtur dot as lotët.


“E kam shumë të vështirë të flas. Emocioni është i mrekullueshëm, faleminderit futboll. Lojtarët e mi janë heronj, kam një vit që i them të gjithëve që kam një grup heronjsh”.

“Faleminderit futboll, ky emocion nuk është i mundur pa futbollin. Faleminderit të gjithëve që kishit besim te ne. Është e vështirë të përshkruaj me një fjalë se çfarë ndjej”.

“Po flisnim përpara ndeshjes se kur punon dhe kur ndjen dashuri nuk është stres, por pasion. Treguam se e duam sportin e futbollit”.

“Është e vështirë të konkurrosh në këtë nivel. Jam shumë mirënjohës që jam trajner. Të jem pjesë e futbollit dhe të marr pjesë në një mbrëmje të tillë. Të gjithë janë heronj por Moura ishte superhero”.

“Nuk dua të harroj familjen time, kjo është edhe për ta. Duhet të jemi gati për ndeshjen e radhës të dielën dhe më pas do të përgatitemi për finalen”.




Skip to toolbar