Moura e Tottenham përmbysin Ajax-in, derbi anglez në finalen e Champions-it (video)

SPORT


Tottenham ka përmbysur në mënyrë spektakolare Ajax, jo vetëm rezultatin e ndeshjes së parë 0-1 në Angli, por edhe avantazhin 2-0 të ndeshjes së sotme në “Joan Cruyff Arena” në Holandë.

Ndeshja e sotme u mbyll 2-3 në favor të Tottenham, me Lucas Moura që ka qenë heroi i kualifikimit të ekipit të tij me tre golat e shënuar në pjesën e dytë.


Mbështetja elektrizuese e tifozëve të tyre, ka bërë që Ajax të shënoj golin e avntazhit që në minutën e 5′ me De Ligt. Tottenham mundohet të reagojë por gabon shumë në 30 metrat e fundit.

Sakaq vendasit kanë shënuar dhe golin e dytë në minutën e 35′, këtë herë me Ziyech, që ka realizuar me një goditje të bukur nga brenda zonës, duke shkuar në pushim të ndeshjes me avantazhin e dyfishtë.

Megjithatë, në pjesën e dytë ndryshon gjithçka, teksa Pochetino duket se i ka motivuar mjaftushëm të tijët në në dhomat e zhveshjes. Lucas Moura ngushton diferencën në minutën e 55′, pas një aksioni të bukur të Spurs.

Një rrëmujë në zonë dhe shpërqëndrim i mbrojtjes vendase, ka bërë që Moura të rrëmbejë topin dhe të barazojë takimin tre minuta pas golit të parë të Tottenham.

Ndeshja pas këtij mometi bëhet më interesante, pasi skuadrat luajnë gjithçka për gjithçka, teksa dy shtylla, një për Tottenham dhe një për Ajax, mban të pandryshuar rezultatin deri në sekondat e fundit të kohës shtesë.

Lucas Moura ka shënuar përsëri nga brenda zonës duke i dhënë fitoren dhe kualifikimin Tottenham, që tani do të përballet me Liverpool në finalen e madhe të Champions League.




Skip to toolbar