Horror në Turqi, të kapur për dore, familja me 4 persona vetëvritet me helm

AKTUALITET


Një familje prej katër personash u gjet e vdekur në Antalia të Turqisë. Më herët dy vëllezër në Stamboll kryen vetëvrasje për shkak të vështirësive ekonomike, ndërsa këtë herë bëhet fjalë për një familje me 4 persona nga Antalia.

Në shtëpinë e tyre policia gjeti të vrarë të kapur për dorë babain Selim Simsek (36 vjeç), gruaja e tij Sultan Simsek (38) dhe fëmijët Ceren (9) dhe Ali Cinar Simsek (5).

Ekspertët e mjekësisë ligjore deklaruan se familja ka vdekur nga përdorimi i cianidit.

Madje nga dyshimet e përdorimit të Cianidit, policia kërkoi të evakuonte banesat e tjera në pallat.

Policia tha se gjeti një letër në shtëpi që e kishte lënë kryefamiljari, por nuk bëri të ditur përmbajtjen e saj.



Skip to toolbar