Eksperti i BE: Jemi këtu deri në vlerësimin e dëmeve

AKTUALITET


Veç grupeve të kërkim-shpëtimit, që ndihmuan në nxjerrjen e trupave nga rrënojat pas tërmetit, në vendin tonë kanë ardhur dhe një grup ekspertësh nga BE, që do të vlerësojnë dëmet e tërmetit. Drejtuesi i ekipit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Peter Gelergum, foli të hënën në një konferencë për mediat, duke u shprehur se në terren po vijon puna për vlerësimin e dëmeve. Ai tha se ekspertët e BE dhe OKB nuk do të ikin nga Shqipëria pa vlerësuar çdo banesë që shqiptarët të jentë sigurt.

“Jam krenar që drejtoj një ekip ekspertësh të BE-së dhe OKB-së në vendin tuaj për një reagim të kombinuar. Ne filluam me operacionin e kërkim-shpëtimit. Etapa e kërkimit të njerëzve nën rrënoja ka përfunduar. Disa operacione ishin të suksesshme, por me keqardhje u shënuan edhe viktima. Po shikojmë për vlerësimin e dëmeve. Në fillim ishte situatë kaotike, por tani një strukturë e themeluar mirë me ministrin Çuçi për të koordinuar të gjitha aktivitetet dhe ne e mbështesim atë në vlerësimin e dëmeve”.

“Ne vlerësojmë të gjitha ndërtesat për siguri për të siguruar të gjithë shqiptarët. Dje ishin 38 inxhinierë në terren, sot 50 dhe operacioni do të vijojë në ditët e ardhshme. Po mendojmë për njerëzit që duhen strehuar, po ofrojmë mbështetje për njerëzit që kanë humbur gjithçka. Për momentin një vlerësim i nevojave po vijon. Ne do të jemi këtu deri në vlerësimin e plotë të dëmeve dhe deri në momentin që ndihma ndërkombëtare të shkojë në destiancion. Shqipëria ka nevojë për mbështetjen tonë”, tha ai.



Skip to toolbar