Arbër Hajdari i fondacioni ‘Fundjava Ndryshe” është bërë pjesë e solidariteti dhe ndihmës së personave të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit përmes mbledhjes së donacioneve. I ftuar në “Real Story” në News 24, Hajdari tha se organizatat së bashku ka mbledhur 20 milionë euro, shumë më tepër nga donacioni që Bashkimi Europian dha për Shqipërinë për të përballuar katastrofën që la pas tërmeti. Në lidhje me bashkimin e fondit të tyre me atë të qeverisë, Hajdari tha se kjo nuk mund të ndodh pasi në këtë mënyrë organizatat humbasin autonominë e saj.
“Vetëm organizatat mund të shkojnë deri në 20 milionë euro. E kalojmë dhe kontributin e komisionit evropian. Janë 400 mijë donator, nga më i vogli te më i madhi. Bashkimi i të gjithë fondeve nën menaxhimin e qeverisë nuk mund të ndodhë, sepse humbet autonomia e të gjithë organizatave. Unë mendoj se ditën që pati takim pati vetëm një fërkim. Fërkimi ishte kur Rama hodhi idenë e bashkimit të fondeve. Siç e kam theksuar dhe atë ditë, ajo gjë nuk mund të ndodh, që të bashkojmë fondin, pasi humbet qëllimi i organizatës”, u shpreh Hajdari.
Arbën Hajdari tha se puna duhet të nis menjëherë për ndërtimin e shtëpisë me rastet që janë inspektuar dhe nuk ka pse të pritet që të përfundojë i gjithë procesi i inspektimi në zonat e prekura. Në studion e “Real Story” Arbër Hajdari tha se fondacioni e ka eksperiencën për të ndërtuar dhe pret të koordinohet me shteti në mënyrë që të mos i kërkohen leje ndërtimi apo fondet të mos shkojnë dy herë në të njëjtin vend.
“Ne kemi arritur që të ndërtojmë shtëpi për 11 ditë, kemi eksperiencën. Ne kemi 32 mijë persona që kanë kontribuar. Kanë qenë një numër i madh njerëzish, ne si lëvizje, kemi dëshirë që deri në fund këtë proces ta kemi transparent. Nuk më intereson farë të kontrollojë shtetin në këtë proces, por të koordinohemi. Mos të kemi nevojë për leje ndërtimi. Kemi nevojë për koordinim që ndihmat mos të shkojnë dy herë. Nuk mund të na presë ne koha të diskutojmë në tryeza, kur një pjesë e njerëzve janë nëpër çadra. Komiteti të nxjerrë disa konkluzione, që të nisim punën. Ne se presim shtetin, siç nuk e kemi pritur, ata kanë korsinë e tyre.”, tha Hajdari. / Real Story