“Tërmeti ishte afër nivelit katastrofik”, inxhinieri: Strukturat e ndërtesave pas ’90, rezistuan

POLITIKË


Inxhinieri Luigj Aleksi nga Shoqata e Ndërtuesve tha se banesat dhe pallatet e ndërtuara pas vitit 1990 i rezistuan strukturisht tërmetit të 26 nëntorit, që në nivelin, fuqinë dhe kohëzgjatjen e tij cilësohet si afër katastrofikut. I ftuar në “Real Story”, inxhinieri Aleksi tha për gazetarin Sokol Balla se ndërtesat që u shkatërruan ishin ato të ndërtuar para 60 vitesh, prandaj njerëzit nuk kanë pse të kenë frikë në pallatet e reja dhe të larta.

“Kanë ardhur specialistë nga Izraeli që kanë matur strukturat e betonit. Strukturat e ndërtuara pas 90, strukturisht i kanë qëndruar lëkundjeve. Numri i banesave që do shemben, janë ose të ligjit të legalizimit, ose banesa të kaluara mbi 60 vjet. Përgjegjësia është individuale e gjithsecilit. Tërmeti mbi 6.4, për karakteristikat që pati, për kohëzgjatjen, ishte afër katastrofikut. Ishte afër katastrofikut për shkallën e llogaritjes. Strukturat qëndruan, katastrofa e njerëzve ishte shumë e dhimbshme për ata që vdiqën”-tha ai.



Skip to toolbar